Arsim Bajrami

Ministri Arsim Bajrami mori pjesë në paraqitjen e projekteve shkencore të financuara nga MASHT-i

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami mori pjesë në paraqitjen e projekteve shkencore të financuara nga ministria që ai drejton. Gjatë fjalës para pjesëmarrësve ai tha se këto projekte kanë ndikim të rëndësishëm në fushën e kërkimeve shkencore por mund të gjejnë aplikim edhe në përdorim praktik. Duke qenë se po jetojmë në shekullin e sfidave të reja, ku inovacioni dhe kërkimi shkencor janë tregues i zhvillimit ekonomik dhe konkurrencës midis shteteve, duhet krijuar mundësitë që kërkuesit dhe hulumtuesit e rinj të kenë qasje të lehtë në fondet e mëdha evropiane, theksoi ministri i Arsimit, Arsim Bajrami. Ndërkohë, kryetarja e Këshillit të Shkencës, Myzafere Limani, tha se këtë vit janë paraqitur projekte cilësore dhe të aplikueshme që ndikojnë dukshëm në avancimin e kërkimeve shkencore në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …