Struktarat serbe në Graçanicë kanë shkarkuar komandantin e policisë që zbatonte ligjet e Kosovës

Strukturat serbe në Graçanicë kanë shkarkuar komandantin e policisë që zbatonte ligjet e Kosovës

Strukturat paralele serbe të komunës së Graçanicës që kanë mbështetjen e Serbisë kanë shkarkuar nga detyra komandantin e policisë së kësaj komune, Branisllav Trajkoviq. Njoftohet se ai është shkarkuar për shkak se përfillte zingjirin komandues të Policisë së Kosovës dhe ligjeve të Kosovës. Kjo sjellje e tij në pajtim me ligjet e Kosovës nuk iu ka pëlqyer strukturave paralele serbe dhe ato kishin filluar shumë kohë më parë të gjejnë arsye për të kërkuar shkarkimin e tij nga detyra e Komandantit të Policisë në komunën e Graçanicës. Kështu, me pretekst të rezultateve të dobëta të treguara, rrënimit të sigurisë së qytetarëve dhe mosmbrojtjes së pasurisë së tyre, drejtuesit e strukturave serbe që kanë mbështetjen e Serbisë kërkuan shkarkimin e  Komandantit të Policisë në komunën e Graçanicës nga detyra. Zyrtar të Policisë së Kosovës kanë theksuar se shkarkimim i Branisllav Trajkoviq nga detyra e tij është bërë për shkak të pazareve politike.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …