Hapet ekspozita fotografike për Trashëgiminë Kulturore dhe historinë e Ferizajt në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”

Në kuadër të aktiviteteve që po organizohen për nder të manifestimit tradicional “Ditët e Mërgatës”, Njësia për Trashëgimi dhe Muze ka hapur një ekspozitë fotografike kushtuar Trashëgimisë Kulturore dhe historisë së Ferizajt.

Ekspozita sjell para vizitorëve një koleksion fotografish që pasqyrojnë monumentet, objektet me vlera historike e kulturore, si dhe momente të rëndësishme nga e kaluara e qytetit. Përmes kësaj ekspozite synohet promovimi i trashëgimisë kulturore, ruajtja e kujtesës historike dhe njohja e brezave të rinj dhe mërgatës me identitetin dhe vlerat e Ferizajt.

Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët gjatë ditëve të manifestimit, duke ofruar një mundësi të veçantë për të njohur më nga afër historinë dhe pasurinë kulturore të qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për aplikimin e dëmeve nga breshëri dhe stuhia mbetet i hapur deri më 05.08.2026

Komuna e Vitisë, konkretisht Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore njofton të gjithë …