Hapja e Urës së Ibrit ishte bërë temë e rëndësi në takimin e fundit të kryeministrit Albin Kurti me përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së. Në takimin e javës së kaluar është diskutuar për hapjen e urës për vetura, me qëllim të lehtësimit të lëvizjes së lirë dhe zhvillimit ekonomik. Në kuadër të informimit dhe koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, temë trajtimi në këtë takim ishte gjithashtu rëndësia e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura. KFOR-i ka deklaruar se vazhdon të japë kontributin e tij për një mjedis të sigurt në Kosovë dhe se çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret, në Bruksel, në kuadër të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat NATO vazhdon t’i mbështesë. Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe ka bërë thirrje për përmbajtje nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e rrezikon paqen në rajon
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e …