Haradinaj: Atë ditë që ia nisi punës, lirisht mund të thoni “Bac u kry”

Haradinaj: Atë ditë që ia nisi punës, lirisht mund të thoni “Bac u kry”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Vitisë, me ç’rast ka thënë se partia që ai drejton çdo ditë e më shumë po arrin te qytetarët e Kosovës dhe kjo nuk po ndodh pa një arsye. “Atë ditë që ia nisi punës, lirisht mund të thoni “Bac u kry”. Do ta bëjmë një Kosovë që i del zot atij që jeton dhe lind në këtë vend. Ata që e qeverisën këtë vend, i thyen krejt normat morale”, ka thënë Haradinaj, i cili për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit është i nominuar për kryeministër vendi nga koalicioni PDK-AAK-Nisma për Kosovën. Ndryshe, në këtë takim ishin të pranishëm edhe një numër i kandidatëve për deputetë të AAK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Për herë të parë në historinë e Kosovës po ndodh që qeveria t’i bllokojë të hyrat vetanake të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti në detyrë të cilën …