Ramush Haradinaj

Haradinaj: Çështja e Demarkacionit është pasojë e një vendimi politik të gabuar

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se çështja e Demarkacionit është pasojë e një vendimi politik të gabuar. Ai ka shtuar se Mali i Zi nuk është vend armik por mik dhe se do të bisedojnë për zgjedhjen e kësaj çështje. Për mua dhe për Qeverinë e ardhshme ka zgjidhje. Një komision i ri do ta gjejë versionin e drejtë ku kufiri është në qafë të Çakorrit dhe në Kullë. Haradinaj ka theksuar më tutje se bashkësia ndërkombëtare vetëm ka kërkuar që të përmbyllet çështja e demarkacionit me Malin e Zi por asnjëherë nuk ka saktësuar se ku duhet të jetë vija e kufirit ndarës. Unë kam pas biseda me bashkësinë ndërkombëtare, me amerikanë, me evropianë…ata nuk insistojnë ku duhet të jetë vija e kufirit por kanë këmbëngul me u përmbyll një marrëveshje e dakorduar. Nëse ne e gjejmë se marrëveshja ishte gabim ata nuk janë kundër që me u riparuar, ka deklaruar kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …