Limaj

Limaj: Veprimi më i gabuar i Kuvendit ka qenë votimi për Gjykatën Speciale

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se dialogu me Serbinë duhet të vazhdoj edhe më tutje por jo sikur deri më tani. Ne jemi për dialog sepse nuk është në interes të vendit të pozicionohet askush kundër një dialogu. Jemi për të vazhduar dialogun edhe me Serbinë, por jo kështu si ka ndodhur. Jo dialog pa kushte. Të ftohen edhe të tjerë, të ftohen njerëz që kanë përvojë politike. Jemi për dialog që duhet të përmbyllet, por jo pa një agjendë të qartë. Ne duhet ta kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Ndërsa lidhur me Gjykatën Speciale, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se kjo gjykatë do ta vështirësoj të ardhmen e Kosovës. Gjykata do ta vështirësoj jetën, ndërtimin dhe promovimin e shtetit tonë. Veprimi më i gabuar i parlamentit kanë qenë votimi për këtë gjykatë, ka theksuar kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …