leoni

Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Haradinaj e paralajmëron SBASHK-un për grevën në këtë sektor se asnjë orë nuk do të kalojë pa u kompensuar

Kryeministri i Kosovës ka bërë sot homazhe tek shtatorja dhe kulla e Haxhi Zekës me rastin e shënimit të 120 vjetorit të Lidhjes së Pejës Nga aty, Haradinaj foli edhe për çështjet aktuale, ndryshimin e kufijve, taksën dhe grevën në arsim. Haradinaj tha se Lidhja e Pejës e ka forcuar lidhjen mes shqiptarëve, dhe se e njëjta u ka dërguar porosi edhe armiqve të Kosovës. Sipas Haradinajt, me këto homazhe u dërgua porosia se nuk do të ketë më projekte të huaja në tokën e shqiptarëve, dhe se Kosova nuk ka çfarë të japë më. Haradinaj foli edhe për vendosjen e taksës ndaj Serbisë, për të cilën tha se nuk është bërë për inat të askujt, mirëpo për mbrojtjen e interesave  nacionale. Tutje tha se ky vit do të jetë vit i ekonomisë në Kosovë, dhe me investimet  e mëdha, synohet rritje prej 7 për qind. Haradinaj paralajmëroi edhe Sindikatën e Arsimit për grevën në këtë sektor, për të cilën tha se asnjë orë nuk do të kalojë pa u kompensuar. Ai tha se sindikalistëve u është ofruar një zgjidhje e qëndrueshme, dhe se tërheqja nga ligji për pagat nuk ofron dalje nga kjo situatë. Kujtojmë, se Haradinaj gjatë ditës së djeshme u takua edhe me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, me të cilin u diskutua mundësia e heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Rudina Xhunga rikthen në vëmendje një faqe të artë të humanizmit shqiptar

Gazetarja Rudina Xhunga solli në qendër të debatit publik një prej kapitujve më të ndritshëm …