Haradinaj: Formimi i Gjykatës Speciale do të ishte një “monstrum ligjor”

Edhe kryetari i AAK-së,  Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se formimi i Gjykatës Speciale do të ishte një “monstrum ligjor”.  “Sot po i ofrojmë Kosovës një monstrum ligjor”, ka vlerësuar Haradinaj. Sipas Haradinajt, kjo gjykatë është një precedent, pasi që nuk ka ndodhur për republikat tjera të ish-Jugosllavisë, për asnjë palë tjetër që ka qenë palë e luftimeve. “Një të tillë e kanë edhe vendet tjera të ish-Jugosllavisë edhe në serbi, por nuk kanë asnjë gjyqtarë të huaj”, ka potencuar Haradinaj

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …