Haradinaj Kurti

Haradinaj: Ftesa e kryeministrit në detyrë Kurti për takime me lider të partive është mashtrim dhe joserioze

Duke komentuar ftesën që kryeministri i shkakrkuar, Albin Kurti ju ka bërë liderëve të partive politike për takim të përbashkët për menaxhimin e situatës nga pandemia, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se kjo ftesë është mashtruese dhe joserioze. Ai ka shkruar se asnjëherë nuk do të merr pjesë në tryeza të tilla. “Përderisa ftesat tuaja janë të vona në kohë e në raport me zhvillimin dhe nuk janë të kualifikuara me legjitimitet institucional e politik, me kënaqësi ju njoftoj se nuk do të marrë pjesë asnjëherë në tryezat e tilla” , ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia nuk po e zbaton deklaratën për personat e pagjetur, të nënshkruar me 2 maj të vitit të kaluar, në Bruksel

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Ukshin  Hoti deklaroi se Serbia nuk po …