Avdullah Hoti

Hoti: Duhet të filloj lehtësimi i masave shtrënguese për bizneset dhe njerëzit

Ish zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti ka bërë thirrje që të fillohet me lehtësimin e masave shtrënguese për bizneset dhe njerëzit pasi një gjë e tillë do të parandalonte shuarjen e shumë biznesve. Ai ka theksuar se është e rëndësishme që të mbahet i pa shkëputur zinxhiri prodhues/shërbyes pasi kostot ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia do të jenë më të vogla, në të kundërtën ai shprehet se do të duhen vite për rimëkëmbje. Nëse arrijmë të mbajmë bizneset në treg dhe të mbajmë të pashkëputur zinxhirin ofertues prodhues/shërbyes, atëherë kostot ekonomike dhe sociale të pandemisë do të jenë më të ulëta, si për familjet ashtu edhe për shtetin. Në të kundërtën, nëse humbet kjo mundësi dhe bizneset dalin nga tregu, atëherë prodhimi dhe punësimi do të stabilizohen në nivele më të ulëta dhe do na duhen vite për tu kthyer në nivelin e para pandemisë” ka paralajmëruar ish zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …