ATK

Për të përfituar nga “Pakoja Emergjente”, në ATK deri tani janë parashtruar 8 mijë e 256 kërkesa

Zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës kanë njoftuar se për të fituar nga “Pakoja Emergjente”, deri tani në këtë institucion janë parashtruar 8 mijë e 256 kërkesa. Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj ka thënë se brenda një jave kompanitë kanë kërkuar mbështetje nga 170 euro për 33 mijë e 366 të punësuar. Është me rëndësi të potencoj çështjen se në pakon emergjente të nënshkruar më 3 prill në të cilën janë paraparë disa masa nuk ka qenë e përfshirë edhe kategoria e vet-punësuarve, gjë që është një numër i konsiderueshëm i të vet-punësuarve. Qëllimi i Qeverisë është që të përkrahen të gjithë të prekurit nga koronavirusi, është domosdoshme që të parashihen masat edhe për ta ndihmuar këtë kategori që është një numër i konsiderueshëm mbi 15 mijë biznese, që janë të vetë-punësuar, ka drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …