vipa
driloni com
Fillimi / Lajmet / Haradinaj: Përjetë i jemi mirënjohjes gjithë atyre që e shpëtuan popullin tonë nga shfarosja
Haradinaj: Përjetë i jemi mirënjohjes gjithë atyre që e shpëtuan popullin tonë nga shfarosja

Haradinaj: Përjetë i jemi mirënjohjes gjithë atyre që e shpëtuan popullin tonë nga shfarosja

Kosova dhe populli i saj do t’i jenë përjetë mirënjohës dhe asnjëherë nuk do ta harroj ndihmën e gjeneralit Amerikan, Wesley Clark dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emri i tij do të jetë përherë në kujtesën e shqiptarëve kudo që jetojnë ata”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ish- Komandantit Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Europë, gjeneralin Wesley Clark, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Haradinaj vlerësoi lartë kontributin e gjeneralit Clark gjatë viteve 1999, nën komandën e të cilit filluan intervenimet e NATO-s mbi caqet serbe, për të shpëtuar një popull të tërë shqiptarë të pambrojtur, ndaj të cilit ushtrohej gjenocid. “Falë ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, Presidentit Bill Clinton, Sekretares Madeleine Albright, Gjeneralit Wesley Clark, ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe gjithë botës demokratike që kontribuuan për lirinë e Kosovës, Kosova sot është e lirë dhe e pavarur. Përjetë mirënjohjes gjithë atyre që shpëtuan nga shfarosja popullin tonë”, tha kryeministri.

Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur fondacionet amerikane që i dedikohen programeve arsimore. Ish- Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, gjenerali amerikan Wesley Clark, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke theksuar se Kosova dhe populli i saj janë përherë në zemrën dhe mendjen e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer

Server: Nëse ka ndarje Kosova do të mundet të bashkohet me Shqipërinë ose me pjesën shqiptare të Maqedonisë

Daniel Serwer, profesor në Universitetin, John Hopkins në Uashington në një intervistë për Radion Evropa ...