Haradinaj: Gjuha jonë është prej më të lashtave që meriton të njihet nga e mbarë bota

Haradinaj: Gjuha jonë është prej më të lashtave që meriton të njihet nga e mbarë bota

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj duke i përshendetur fillimin e Seminarit të 37-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ka thënë së gjuha shqipe është, më vlerë të çmuar që meriton të njihet më për së afërmi nga studiuesit nga e mbarë bota. “Gjuha jonë, prej më të lashtave, është vlerë e çmuar që meriton të njihet më për së afërmi nga studiuesit nga e mbarë bota. Në Seminarin e 37-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, u shpreha mirënjohje të thellë gjithë studiuesve e dashamirëve të shqiptarëve, që e shpërndanë një fije drite të shqipes dhe të vërtetës sonë. Ky seminar do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme nga Qeveria e vendit, si një dritare e hapur për albanologjinë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës …