Haradinaj: Ka ngjarje në histori që mbeten përgjithmonë në kujtesë e tillë është beteja e lavdishme e Shqiponjës

Haradinaj: Ka ngjarje në histori që mbeten përgjithmonë në kujtesë e tillë është beteja e lavdishme e Shqiponjës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shkruar sot në rrjetin social se ka ngjarje në historinë e popujve, të cilat për nga përmasat dhe forca e qëndresës, mbeten përgjithmonë në kujtesë, si udhërrëfyese për brezat që vijnë E një ngjarje e tillë është beteja e lavdishme e Shqiponjës, ku u dha kushtrimi nga ushtarët e Brigadës 132 ‘Myrtë Zeneli’ dhe asaj 135 ‘Agim Zeneli’.

“Ka ngjarje në historinë e popujve, të cilat për nga përmasat dhe forca e qëndresës, mbeten përgjithmonë në kujtesë, si udhërrëfyese për kohën e vet dhe për shekujt që vijnë. E tillë është beteja e lavdishme e Shqiponjës, ku u dha kushtrimi nga viganët e Brigadës 132 ‘Myrtë Zeneli’ dhe asaj 135 ‘Agim Zeneli’ dhe u shkrepën krismat e para të lirisë. Sakrifica e pashembullt për çlirim ishte rruga deri te nderi që Shqiponjës i dha emër, të cilin trimat e vendit e kanë gdhendur me zjarr”, shkruan Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …