Daut Haradinaj

Haradinaj: Kam pritur se do të ketë heqje të kontrollit në kufi me Shqipërinë e jo masa të tilla për kontrollim

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka drejtuar kritika në drejtim të Qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti për masat që kanë ndërmarr në kufirin me Shqipërinë. “E pashë vendimin per mbylljen e kufirit me Shqipëri me kushtin e kalimit me 3 vaksina. Skandaloze! Personalisht kam pritur që kontrollet në kufi me shtetin amë do hiqen tërësisht nga ky janar e në asnjë mënyrë vështirësime e mbyllje, proklamuat që na “hoqët” kufirin para pak muajsh. Çka tash? Imagjinojeni nëse vendet tjera na e vendosin kusht vaksinën e tretë! E me Maqedoninë e Veriut cfarë patët? Maqedonët nuk është që na vizitojnë edhe aq shpesh! Nga Maqedonia janë motrat dhe vëllezërit tanë që jetojnë dhe punojnë në të dy shtetet. Kufijtë nuk hiqen me “zgërdhirje” e as me filozofi! Trajtoni shqiptarët në të dy anët me dinjitet, mjaftë me vendime naive” ka porositur zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Në Kosovë vazhdon të ketë disbalncë mes sasisë së drurit që rritet dhe asaj që pritet për nevoja të ndryshme

Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve gjatë së cilës realizohen aktivitete të ndryshme për rëndësinë …