Ramush Haradinaj

Haradinaj kërkoi që institucionet përgjegjëse të vendit t’i kundërvihen veprimeve të Serbisë ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që institucionet më të larta të vendit t’i kundërvihen veprimeve të Serbisë ndaj Kosovës. Ai ka theksuar se institucionet përgjegjëse të Kosovës duhet të ndërmarrin veprime konkrete kundër  ngritjes së përmendores së princit Llazar në veri të Mitrovicës, vendosjes së kurorave në Koshare për paramilitarët serbë, simboleve nacionaliste në Gazimestan si dhe ndërtimit të lagjes “Lugina e Diellit” në pjesën veriore të Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se Beogradi zyrtar, por edhe në qarqet të tyre politike, fetare, intelektuale, të historianëve të tyre te feja, e kanë si qëllim për gjoja ruajtjen e së drejtës historike për Kosovën  Pra, ata po vazhdojnë të punojnë intensivisht që të dëshmojnë se Kosova është e tyre. Vendi ynë fuqishëm duhet të dëshmojë se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë. Kam propozuar ngritjen e një lapidari për luftëtarët shqiptarë të Betejës të Kosovës të  1389, të Betejës së Kosovës. Në Ballkan nuk mund të vendoset ekuilibër as paqe pa u njohur e drejta dhe e vërteta shqiptare, pa u pranuar realisht, ka tërhequr vërejtjen, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …