Haradinaj: Kosova është e gatshme ta ndihmojë Turqinë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka shkruar se institucionet e Kosovës janë të gatshme ta ndihmojë Turqinë dhe se populli i Kosovës bashkë ndjenë dhimbjen e popullit turk me pasojat nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin. “Me shqetësim mora lajmin për tërmetin që goditi qytetin Elazig të Turqisë. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta ndaj shtetit turk, qytetarëve dhe familjeve të viktimave si dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo ngjarje tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët atje. Institucionet e Kosovës janë të gatshme për ndihmat e nevojshme humanitare përfshirë edhe njësitë operacionale nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Në këtë tragjedi Kosova qëndron pranë shtetit mik, Turqisë!, ka shkruar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …