Haradinaj: Kosova pak ka punuar për të “rehatuar” punët e saj, derisa sipas tij gjithmonë iu është bërë qejfi të tjerëve

Kandidati nga koalicioni AAK-PSD për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova pak ka punuar për të rehatuar punët e saj, derisa sipas tij gjithmonë iu është bërë qejfi të tjerëve. “Ne si Kosovë jemi munduar t’iu bëjmë qefin të tjerëve, por punët tona nuk i kemi rehatuar. Kur e kam marr punën kësaj here, i kam hi ren shtëpive që kanë mbetur. Kam punuar për Ushtrinë sepse nuk duhet me u bazuar gjithë me na mbrojt dikush por duhet me mbrojt vetvetën. E kemi bërë Trepçën në Kosovë, Trepça është 100 për qind Kosovë. I kemi kthyer prapa ato ide me na copëtuar e  me na turpëruar. Nuk bën me na qeveris miqtë, miku-mik, shtëpia-shtëpi. Askush nuk duhet me vendos për ne, ka theksuar kandidati nga koalicioni AAK-PSD për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj. Ndërsa duke aluduar në konceptin e “Vetëvendosjes” për qeverisje, ai ka theksuar se ai koncepti i këtij subjekti për ekonominë është koncept i komunizmit dhe fukarallëkut.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …