Veseli: Do të ketë masa të ashpra kundër kriminelëve dhe të korruptuarve

Duke paraqitur vizionin e tij për qeverisjen e vendit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se gjatë qeverisjes së tij do të ketë masa të ashpra kundër kriminelëve dhe të korruptuarve. Vizioni im qeverisës, objektiv kryesor e ka konsolidimin e sundimit të ligjit, duke ndërtuar një sistem efikas të drejtësisë që do të jetë shumë i ashpër me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Me zbatimin e Planit Kundër Korrupsionit, sistemi i reformuar i drejtësisë do të garantojë paprekshmërinë e pronës dhe zbatueshmërinë e kontratës, duke krijuar një klimë biznesi të drejtë, transparente, të sigurt dhe të parashikueshme. Vetëm kështu mund ta forcojmë besimin te bizneset e ligjshme, që interesat e tyre do të mbrohen nga shteti dhe t’i nxisim ato të investojnë për të hapur vende të reja pune. Vetëm përmes luftës kundër korrupsionit mund t’u krijojmë mundësi të rinjve tanë dhe ta ndërtojmë një shtet të zhvilluar, me të cilin të gjithë do të krenohemi, ka thënë në mes tjerash kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për postin e kryeministrit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …