Haradinaj

Haradinaj: Kryeministri Kurti duhet t’i analizojë mirë hapat e tij dhe të jetë në harmoni me SHBA-të dhe BE-në

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kur ka marrë vendimin për targat, kryeministri, Albin Kurti nuk është koordinuar paraprakisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës  e as me shtete të Evropës. “Kryeministri duhet t’i analizojë mirë hapat e tij dhe në këtë fazë jetike për vendin duhet të jetë në harmoni të plotë me Amerikën dhe BE-në. Andaj, i kërkoj ta rishikojë edhe vendimin për targat. Është e papranueshme kur ne u kërkojmë demokracive më të fuqishme të Botës të na ndihmojnë t’i japim fund mosmarrëveshjeve shekullore me Serbinë, dhe pikërisht kur ato janë në kulmin e angazhimit, kryeministri ynë vepron krye në veti e pa koordinim me partnerët strategjik” ka thënë në mes tjerash, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …