Ramush Haradinaj

Haradinaj: Kufiri me Malin e Zi do të kthehet në Çakorr, ASK-ja vetëm sipas Kushtetutës

Në një takim të Degës së AAK-së, në Vushtrri,  ku ishte i pranishëm edhe kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, si dhe anëtarë tjerë të kryesisë qendrore, kanë aderuar rreth 150 anëtarë të rinj. Në fjalën e tij me këtë rast,  Haradinaj  AAK-në  e quajti subjektin më të fortë se asnjëherë, madje edhe në vitin 2009, kur i kishte fituar 18 për qind të votave nga elektorati “Kurrë Kosovës nuk i është dashtë më tepër një parti serioze, se sa tash për t’i marrë proceset në dorë dhe kjo është AAK-ja, e cila çdo ditë e më shumë po rritet me anëtarë të rinj, por edhe kuadro të shkolluar brenda e jashtë vendit”, ka thënë Haradinaj.  “Por me ardhjen e AAK-së në qeverisje, do të ketë shpresë për ju dhe gjithë Kosovën, sepse do të ketë në rend të parë zhvillim ekonomik, kurse temat që iu kanë mërzitë e bezdisë deri tash, si Asociacioni e Demarkacioni, nuk do t’iu shqetësojnë më. Sepse këto tema, kanë me e gjet zgjidhjen dhe drejtimin e duhur. Kufiri do të kthehet  aty ku e ka vendin, në Çakorr, kurse asociacioni edhe mund të krijohet, por vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit”, është shprehur Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …