Ramush Haradinaj

Haradinaj: Lajmi që procesi negociues është përmbyllur me dakordim nga LVV dhe LDK është veprim i duhur

Kryetari i AAK-së dhe njëheri kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë njoftimi se ecuria negociuese është përmbyllur me dakordim nga Vetëvendosje dhe LDK-së është veprim i duhur, që respekton rezultatin zgjedhor. “Lajmi që i gjithë procesi negociues është përmbyllur me dakordim nga LVV dhe LDK është veprim i duhur dhe konkretizimi i mirë, që respekton rezultatin zgjedhor. Tashmë është e domosdoshme të formohet qeveria sa më shpejtë. Kosovën e presin punë të mëdha dhe procese të rëndësishme, për të cilat duhet lidership, qëndrime konsistente dhe institucione kredibile dhe të qëndrueshme. Qëndroj i bindur se agonia e tejzgjatjes për ndarje të posteve është vetëm shpërfaqja e parë e mashtrimit të madh me të cilin do të identifikohet Albin Kurti si Kryeministër”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Abulfazli Shekarhi i bëri thirrje Amerikës, Britanisë së …