Haradinaj: Lidershipi dhe ushtria amerikane që bënë ndryshimin për shtetin tonë, po bënë ndryshim në tërë botën

Haradinaj: Lidershipi dhe ushtria amerikane që bënë ndryshimin për shtetin tonë, po bënë ndryshim në tërë botën

“Po e tregoj një storie suksesi. Tregimin tonë të përbashkët. Kosova, një shtet i vogël, i shpëtuar falë intervenimit të ShBA-së dhe NATO-s, është i gatshëm të kontribuojë krah për krah me ushtarët amerikanë, kudo në botë, për ta mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Kjo është dëshmia më e mirë se sa e suksesshme është politika amerikane. Populli dhe Qeveria e Kosovës janë krenare për prezencën amerikane në shtetin tonë”, kështu ka deklaruar kryeministri Haradinaj, në fjalën e tij para kadetëve të Akademisë Ushtarake “West Point”. Ai ka shtuar se ShBA-ja, me të gjitha mjetet dhe mundësitë, në vazhdimësi ka mbështetur Kosovën edhe pas çlirimit dhe se vazhdon të mbetet partneri më i rëndësishëm i forcave të NATO-s në Kosovë, në kuadër të KFOR-it. Kurse ShBA-ja vazhdon ta mbështesë edhe zhvillimin e shtetit tonë të ri, duke u shndërruar në partner të fuqishëm në të gjitha fushat dhe në veçanti në luftën kundër terrorizmit. Duke folur rreth tranzicionit të FSK-së, kryeministri Haradinaj tha se sot, po kalojmë nëpër etapën e tranzicionit të FSK-së drejt organizimit ushtarak dhe kjo po bëhet e mundur falë partneritetit me ShBA-në. Ai tha se Kosova dhe ushtria e saj do të shërbejnë për paqe dhe stabilitet në rajon, dhe se zhvillimi i aftësive të mbrojtjes së Kosovës do të jenë në funksion të një rajoni dhe Evrope më të mirë. Ndër të tjera, Haradinaj tha se ishte vetëm lidershipi dhe ushtria amerikane që bënë ndryshimin për shtetin tonë, duke vlerësuar se nuk po bëjnë ndryshim vetëm në jetën e tyre, të shtetit të tyre, por po e bëjnë ndryshimin edhe në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …