20 vjet që kur forcat ushtarake e policore serbe kryen masakrën ndaj familjes Deliu në Abri të Drenasit

20 vjet që kur forcat ushtarake e policore serbe kryen masakrën ndaj familjes Deliu në Abri të Drenasit

Sot bëhen 20 vjet që kur forcat ushtarake e policore serbe kryen masakrën ndaj familjes Deliu në Abri të Drenasit. Më 26 shtator 1998 forcat serbe kryen njërën nga masakrat më të tmerrshme, gjatë luftës në Kosovë, ku u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh e deri në 94 vjeçare. Më 25 shtator familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve shfarosëse serbe. Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe, ku edhe kanë kryer masakrën ndaj familjes Deliu, që të gjithë civilë. Familja e masakruar ishte fotografuar nga gazetarët ndërkombëtar, pasi forcat armike nuk kishin arritur që t’i fshehin gjurmët e masakrës, ashtu siç kanë bërë në shumë masakra tjera në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …