Haradinaj: Ndotja e mjedisit duhet t’i përket të kaluarës, është momenti i fundit për ndërgjegjësohemi të gjithë ne

Haradinaj: Ndotja e mjedisit duhet t’i përket të kaluarës, është momenti i fundit për ndërgjegjësohemi të gjithë ne

Kryeministri Ramushi Haradinaj, ka marrë pjesë sot në aksionin e pastrimit në Dollc të Klinës. Ai ka adresuar se ndotja e mjedisit duhet t’i përket të kaluarës, teksa ka shtuar se është momenti i ndërgjegjësimit që të mos dëmtohet vendi. “Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” ka arritur në fazën përfundimtare. Këtë mëngjes, në Komunën e Klinës, së bashku me Gjeneralin John Boyd nga KFOR-i amerikan, iu bashkuam vullnetarëve në largimin e mbeturinave në njërën prej deponive ilegale përgjatë brezit rrugor në Dollc. Ndotja e mjedisit duhet t’i përket të kaluarës. Është momenti i fundit për ndërgjegjësim të të gjithë neve, që të mos e dëmtojmë vendin ku jetojmë. Imazhi i Kosovës jemi ne, njerëzit e saj dhe mund të jemi krenar vetëm në një mjedis të pastër”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …