Hashim Thaçi: Nuk do të ketë as shkëmbim të territoreve dhe as ndarje të Kosovës por as kufi përgjatë vijave etnike

Hashim Thaçi: Nuk do të ketë as shkëmbim të territoreve dhe as ndarje të Kosovës por as kufi përgjatë vijave etnike

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e fundit të vizitës zyrtare në SHBA, ka mbajtur një ligjëratë publike në “Atlantic Council” në Uashington të SHBA-së, në të cilën ka folur për angazhimet për të arritur një marrëveshje paqësore me Serbinë, për të vënë paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. Ai është shprehur se ndonëse Kosova ka qenë e gatshme dhe ka kërkuar marrëveshje për paqe gjithmonë, që nga Rambujeja e pastaj në Vjenë, megjithatë Serbia nuk ka pranuar të bëjë paqe me Kosovën. Por tash, sipas presidentit Thaçi, falë presionit ndërkombëtar edhe Serbia është e gatshme për një marrëveshje paqësore, gjithëpërfshirëse e përfundimtare, me Kosovën. Në anën tjetër, ai ka thënë se Kosova ka mësuar nga e kaluara se nuk ka marrëveshje pa kompromise, por gjithashtu ka mësuar se nëse bashkëpunon me partnerët e vet ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, kompromisi ka sjellë deri te realizimi i aspiratave të popullit të Kosovës. Duke ditur se audienca është e interesuar të dëgjojë edhe për çështjen në mes të Kosovës dhe Serbisë, Thaçi bëri të ditur se çështja e përcaktimit të kufirit në mes të Kosovës e Serbisë është vetëm një nga pikat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Ndërsa, duke folur për përparësitë që do të sjellë marrëveshja, ai ka thënë se janë tri pikë të rëndësishme në të cilat që do të sjellë dobi marrëveshja paqësore. Por, nga marrëveshja paqësore, shtoi ai, përfitojnë edhe BE-ja dhe SHBA-ja. Thaçi, më pas u është përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve të cilët kërkuan të dëgjonin më shumë për çështjen e kufirit në mes të Kosovës e Serbisë, por edhe për tensionet e fundit në mes të dy vendeve. Ai përsëriti se çështja e kufirit do të jetë vetëm një nga pikat e marrëveshjes dhe shtoi se “nuk do të ketë as shkëmbim të territoreve dhe as ndarje të Kosovës”. “Nuk do të ketë as kufi përgjatë vijave etnike dhe as shkëmbim të popullatës”, shtoi Thaçi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 maj 1999, në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur nga forcat serbe, veprimtari kombëtar, Ukshin Hoti

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të …