Haradinaj: Nisma e Thaçi për shndërrimin e FSK-së në ushtri, është e duhur dhe më se e nevojshme

Haradinaj: Nisma e Thaçit për shndërrimin e FSK-së në ushtri, është e duhur dhe më se e nevojshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht në Colmar të Francës, në një intervistë për “Gazeta Blic” ka folur rreth mundësisë së krijimit të ushtrisë. Ai ka treguar se kanë qenë dy mundësi që Kosova të bëhet me ushtri vite më parë, ndërsa ka vlerësuar se nisma e kryetarit, Hashim Thaçi për shndërrimin e FSK-së në ushtri, e cila ndodhi ditë më parë, është e duhur dhe më se e nevojshme. “Tani e shoh këtë iniciativën për avancim ligjor të mandatit ose të kompetencave të ushtrisë – Pse jo? Çdo hap është i mirëseardhur. Por, ushtria ka mundur të krijohet edhe dy herë më parë në baza ligjore dhe kushtetuese për ushtrinë. Ne e kemi FSK-në, ajo ka mundur dy herë ta marrë këtë fuqi.  Një herë është humbur mundësia për shkak të vendeve të rezervuara, atëherë disa forca politike s’kanë pasur vullnet ta përkrahin një mandat të vendeve të rezervuara për pakica, se ka qenë e mundshme ofrimi i këtyre vendeve të rezervuara me votë, pra me ndryshimin e nenit për ushtrinë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …