Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se përgjegjësinë për ndërtimin e murit-ndarës në veri të Mitrovicës e kanë institucionet e vendit e jo kryetari i komunës, Agim Bahtiri. Pjesa veriore nuk është nën përgjegjësinë e Bahtirit, por është komunë, të cilën e ka pranura Qeveria e Kosovës dhe institucionet e vendit. Ndërkohë kryetari i pjesës jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri i akuzuar se ka faj për murin-ndarës ka deklaruar se tërë kjo është vetëm një sulm politik, që po bëhet kundër tij. Unë kam kontribuar që ura të lirohet dhe asesi nuk mbajë përgjegjësi për vendosjen e murit në anën veriore, ka saktësuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, e kryetar i Lipjanit, Imri Ahmeti, u takua me banorët e fshatrave Gumnasellë, Rubofc e Kojskë
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe kryetar i komunës së …