Haradinaj pret në takim Arne Sannes Bjornstad, përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor nga Norvegjia

Haradinaj e takon Arne Sannes Bjornstad, përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor nga Norvegjia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Arne Sannes Bjornstad, përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë-Departamenti i Evropës Juglindore. Në këtë takim kryeministri në detyrë Haradinaj e ka njoftuar përfaqësuesin Special Bjørnstad, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë, duke theksuar faktin se Sipas komunikatës së Qeverisë, Kosova me nivelin e treguar në zgjedhjet e 6 tetorit, në një proces kaq demokratik, fer dhe të drejtë, ka dëshmuar që është partner i Evropë, me të drejtë i takon kësaj familje të madhe dhe në këtë rrugëtim kërkon mbështetjen e Norvegjisë. Në këtë takim, është biseduar edhe për të arriturat e përgjithshme politike dhe ekonomike në vend, fuqizimin e rendit dhe ligjit, si dhe për përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane. Arne Sannes Bjornstad, falënderoi kryeministrin në detyrë Haradinaj për pritje, duke shprehur përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë në shumë fusha, me theks të veçantë thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Në këtë takim, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …