Ramush Haradinaj: AAK-ja nuk pretendon se do të jetë e parë në zgjedhje por të të arrijë ndonjërin nga postet kryesore

Haradinaj: Qeveria e Kosovës e ka pranuar me shqetësim lajmin për tragjedinë e ndodhur në Minierën CSM të Çekisë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka pranuar me shqetësim lajmin për tragjedinë e ndodhur në Minierën CSM të Çekisë, ku humbën jetën disa persona. Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj u ka dërguar telegram ngushëllimi Kryeministrit të Republikës së Çekisë, Andrej Babish dhe Kryeministrit të Polonisë, Mateusz Morawiecki. “Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi. Lutjet e popullit të Kosovës janë me të gjithë të prekurit nga ky aksident dhe solidarizohet me minatorët që pësuan lëndime, duke iu uruar shërim të shpejtë”, thuhet në telegramin ngushëllues të kryeministrit Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …