leoni

Isa Mustafa: Tani për tani nuk ka marrëveshje për koalicion, por do të vazhdojmë edhe më tutje angazhimet

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje, nuk do t’i përgjigjen ftesës së Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli

Lidhja Demokratike e Kosovës e Lëvizja Vetëvendosje, nuk do t’i përgjigjen ftesës së Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, për të diskutuar rreth procesit të dialogut me Serbinë. Shefi i Kuvendit ka ftuar ka ftuar edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinajn dhe ekipin negociator që të mërkurën e javës që vjen të ulen bashkërisht dhe të bisedojnë rreth procesit të negociatave me Serbinë. Por përfaqësuesit e LDK-së konsiderojnë se ftesa e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli është vetëm një përpjekje për ta fituar legjitimitetin e munguar të koalicionit PAN për të udhëhequr me Kosovën.  Ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se përfaqësuesit e këtij subjekti nuk kanë marrë pjesë as më parë në tryeza të tilla, të cilat organizohen vetëm për ta legjitimuar Thaçin në dialogun me Serbinë. Pavarësisht këtyre, qëndrimeve kryeparlamentari Veseli është shprehur optimist se në kohën kur Kosova po përgatitet për fazën finale të dialogut me Serbinë Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë vendi i unitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …