Ramush Haradinaj

Haradinaj: Serbia po përzihet në punët e Kosovës

Ramush Haradinaj deklaroi se Kosova aktualisht po përballet me dy sfida të mëdha, me qeverisjen e dëmshme dhe me përzierjen e Serbisë në punët dhe në territorin e Kosovës.

Këto deklarata ai i bëri në tubim me bashkëkombës në Zvicër, të cilëve u tha se Kosova ende nuk është punë e kryer.

Duke folur për rolin e bashkatdhetarëve në Zvicër, Haradinaj tha se Zvicra dhe shqiptarët që jetojnë në këtë vend, kanë ndihmuar shumë që Kosova ta bëjë jetën e vet.

“Bashkatdhetarët tanë ndihmuan luftën dhe lirinë, e sot po e ndihmojnë edhe paqen, ndërkaq Zvicra e ka mbështetur Kosovën edhe duke e njohur pavarësinë e saj, ndër të parët”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se përfaqësues të komunitetit shqiptar në Zvicër kanë shprehur shqetësimin e tyre për zhvillimet në Kosovë

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …