Vizat schengen

Nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën deri në fund të vitit

Institucionet e Bashkimit Evropian, Këshilli dhe Parlamenti Evropian, nuk do të vendosin për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës para vjeshtës. Ndaj, edhe nuk mund të udhëtojnë lirshëm deri në fund të këtij viti.

Për këtë çështje nuk ishin të gatshëm të deklarohen në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, duke kërkuar që për këtë informacion të kontaktohen javën e ardhshme.

Në mbledhjen e Ministrave të Brendshëm, Gjermania dhe Franca kundërshtuan liberalizimin e shpejtë të vizave për Kosovën, Ukrainën edhe Gjeorgjinë, për shkak të rrezikut nga rritja e fluksit të azilkërkuesve.

As në Parlamentin Evropian kjo çështje nuk pritet të jetë në rend dite para shtatorit. Aktualisht ky proces është në Komisionin për liri qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme i Parlamentit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …