Haradinaj: Shenjimi i kufirit të bazohet në Kushtetutën e vitit 1974

Kreu
i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të votohet një Rezolutë në Kuvendin e
Kosovës në lidhje me shenjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Duke folur në
hapje të interpelancës në seancën e Kuvendit të Kosovës ku ishte i ftuar zëvendëskryeministri
Hashim Thaçi, Haradinaj u ka kërkuar deputetëve që të votojnë një Rezolutë, e
cila sipas tij, do të detyronte Qeverinë që kryejë sa më parë procesin e shënjimit
të kufirit me Malin e Zi. Sipas kreut të AAK-së, shenjimi i kufirit me Malin e
Zi duhet të mbështetet në Kushtetutën e vitit 1974.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …