Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark. Gjatë këtij takimi Haradinaj tha të jetë diskutuar për zhvillimet në vend si dhe mbështetjen që ky mision i ofron institucioneve të vendit për tema të ndryshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. “Pavarësisht situatës politike dhe asaj ekonomike, që është dëmtuar për shkak të gjendjes pandemike, sundimi i ligjit është prej elementeve kryesore të secilit vend demokratik, e që Kosova po e forcon çdo ditë e më tepër”, tha Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Demokracia në Veprim fakton se gjysma e parë e fushatës është karakterizuar me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e dytë për media lidhur me …