Haradinaj: kapitullimi i Millosheviqit 20 vite me parë e ndali vazhdimin e gjenocidit, agresionit dhe spastrimit etnik

Haradinaj: Të trajtohen me prioritet rekomandimet e dala nga Raporti i vendit për zbatimin e ERA-së

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian ka kërkuar nga vartësitë e tij që t’i trajtojnë me prioritet rekomandimet e dala nga Raporti i vendit në raport me zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane. Ai tha se ndonëse nuk është e lidhur drejtpërdrejt, kjo agjendë ndikon edhe në liberalizimin e vizave. “Tema e takimit është zbatimi i agjendës së reformave evropiane dhe jemi në prag të vendimeve të rëndësishme siç është lëvizja e lirë. Implementimi i shpejtë dhe efikas i obligimeve që dalin nga kontrata  jonë. Të trajtohen me prioritet të shtuar të gjitha rekomandimet e dala nga raporti i vendit. Agjenda evropiane është interes strategjik i yni, është qëllim në vete si i tillë, por ndërlidhet edhe me liberalizimin e vizave dhe e rritë presionin mbi qeverinë që të fokusohemi në zbatim”, shtoi Haradinaj.

Ndërsa ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se duke pasë parasysh që ka kaluar pjesa e parë e vitit, duhet të fokusohen në përmbushjen e obligimeve të dala nga ERA. “Është koha e fundit që të fokusohemi në përmbushjen e obligimeve që dalin nga ERA. Është me të vërtetë qershori është shumë e rëndësishme që obligimet që kemi marrë përsipër, jo vetëm nga ERA, të tregojmë  që kemi vullnetin dhe përkushtimin në rezultatet që çojnë përpara në procesin integrues”, ka theksuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …