Qeveria e Kosovës i ndan 1.1 milion euro për tejkalimin e krizës së krijuar në ndërmarrjen Trepça

Haradinaj: Trepça duhet të ribëhet shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit

Trepça duhet të kthehet në funksion si një shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit, porositi kryeministri, Ramush Haradinaj gjatë takimit me anëtarët te Bordit Mbikëqyrës të Trepçës. Ai tha se i kupton problemet të cilat i presin bordin e ri, për të cilat tha se duhet angazhim të të gjithëve në zgjidhjen dhe tejkalimin e tyre dhe për t’ia rikthyer Trepçës namin e dikurshëm. Në takim me kryeministri morën pjesë kryesuesi i Bordit të Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A. ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, u pajtuan që të ketë një bashkëpunim edhe në të ardhmen, ndërsa kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverinë mbështetjen e mëtejme për Trepçën.

Kontrolloni gjithashtu

Jamie Shea: Prania e KFOR-it në Kosovë nuk rrezikohet nga ndryshimet në sigurinë evropiane

Prania e NATO-s në Kosovë, përmes misionit paqeruajtës KFOR, nuk pritet të ndikohet nga ndryshimet …