Haradinaj: Viti që po e lëmë pas ishte sfidues për Kosovën

Kryetari i Aleancës për
Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj konsideron se viti që po lëmë pas ishte
shumë i rëndë për qytetarët e vendit tonë. Viti që po e lëmë pas, ishte
vit sfidues për Kosovën, vit që e rëndoi edhe më shumë jetën e qytetarit, nga
një situatë dramatike dhe me regres ekonomik.
Si në vitin që
shkoi,  edhe në këtë që po vjen, duhet të përballemi me rrezikun e madh tw
keqqeverisjes dhe me korrupsionin galopant që e ka përfshi vendin. Unë
besoj se bashkërisht do ta marrim drejtimin e duhur si Kosovë. Viti 2016 do të
jetë vit i vendimeve jo të lehta dhe i kthesës për Kosovën. Vit në të cilin
qytetarët do të vendosin për ta ndryshuar këtë gjendje të rëndë që e ka
shkaktuar qeverisja e papërgjegjshme. Besoj dhe jam i bindur se Kosova ka
njerëz të cilët mund ta ndryshojnë këtë gjendje të keqe, ka shkruar në mes
tjerash kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …