Hartohet plani i menaxhimit të mbeturinave në Ferizaj

Grupi punues i hartimit të planit për menaxhimin e  mbeturinave i Komunës së Ferizajt, u takua me përfaqësues të organizatës gjermane GIZ, për të paraqitur ecurinë e veprimeve që duhen ndërmarrë gjatë muajve vijues.

Me këtë rast u tha se draft-plani do të duhej të jetë gati deri në nëntor të këtij viti, pasi të jenë organizuar disa punëtori dhe takime edhe me qytetarët.

Sfidat kryesore aktuale për menaxhimin e mbeturinave u tha të jenë përfshirja edhe e 17 vendbanimeve të komunës së Ferizajt në sistemin e menaxhimit të mbeturinave, pajisjet e kompanisë “Pastërtia”, riformulimi i zonave të qytetit, harmonizimi i territoreve nga kompanitë që merren me mbledhjen e mbeturinave etj.

Ndërsa njëri ndër hapat e rëndësishëm në të ardhmen u vlerësua të jetë fillimi i klasifikimit të mbeturinave së paku në tri grupe, që nga momenti i marrjes së tyre nga parapaguesit.

Planin e menaxhimit të mbeturinave po e përgatisin edhe disa komuna të tjera të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …