Hasan Sejdi Dema (10.9.1970 - 28.5.1999)

Hasan Sejdi Dema (10.9.1970 – 28.5.1999)

Hasani ishte bir i një familje patriotike, e dalluar përkah fisnikria, urtësia dhe bujaria tradicionale shqiptare. Në Pollatën heroike, më 10 shtator të vitit 1970 u lind dëshmori i lirisë, Hasan Dema. Familja e dëshmorit të kombit ishte përparimtare.

Në këto anë kushtet e jetesës gjithëherë kanë qenë shumë të vështira. Mirëpo kjo këtë familje nuk e pengoi që të jetë në mesin e familjeve të para, që me përkushtim t’i përvishet shkollimit dhe kjo ndikoi që Hasani të jetë ai që është.

Si fëmijë, nxënës dhe i rritur u vequa për nga karakteri, serioziteti, sinqeriteti dhe intelektualiteti. Në moshën 11-vjeçare i vdiq babi.

Hasani shkollën fillore e kreu në Pollatë, ndërsa të mesmen, gjimnazin e përgjithshëm në Besianë dhe gjithëherë i shkëlqyeshëm me sukses. Ishte nxënë si urtë, i sjellshëm dhe çdo herë premtues për të ardhmen e vendit të tij. Pra virtyti i tij ishte bindës dhe çdo herë premtues.

Në vitet 1988/89 u gjend në shërbimin ushtarak, në kohën e fillimit të luftës serbo-kroate. Pa hamendje kaloi në krahun e kroatëve.

Me t’u kthyer nga atje menjëherë vazhdoi Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Në mësime ishte shumë i mirë por tërë kohën fliste për luftën që do të zhvillohej në Kosovë.

Përpos studimeve merrej edhe me poezi, shkrime letrare. Me pasion të madh shkruante për jetën, lirinë, arsimin dhe zakonisht shkruante në poezit e tij për vuajtjet, brengat dhe gjendjen e popullit. Në orët letrare që organizoheshin në fakultet Hasani çdo herë zgjonte kurreshtjen ndër të pranishmit.E veçanti a e tij ishte kurreshtja që e zgjeronte te të pranishmit për vetëdijen për liri.

Kushtrimi i vendlindjes për liri edhe Hasanin e mobilizoi në radhët e luftëtarëve të lirisë. Që nga nëntori i vitit 1998, hyri në njësitin e Faik Durmishit në fshatin Fierishtë (ish – Sylevicë).

Deri në muajin mars kryente detyrën e vëshguesit. Mori pjesë në betejat si në Tashefc , në vendin e quajtur “Te Potokët”, luftime të cilat u zhvillaun nga 24-26 mars 1999. Po ashtu mori pjesë në luftën e prillit e cila u zhvillua nga 25-28 prill 1999 ku u zhvilluan luftime të rrepta dhe më 28 prill 1999 dhe në betejat tjera deri në rënien e tij heroike .

Forcat serbe, asokohe, ishin të pozicionuara në fshatrat e berezit kufitar, pjesa veriore dhe veriperendimore e ZOLL.

Më 25 maj filluan ofensivë të zgjeruar kundër fshatarve të kësaj ane nga disa drejtime si Përpelalc – Livadhi – Llapias -Albonë, ana tjetër Tashefc -Potok – Pollatë, drejtimi tjetër Mavrishtë -Mavri – Gurkrypas – Murgullë – Ahishtë, Tashefc – Repë – Metehi – Llapias – Revuçë – Gegaj etj.

Qëllimi kësaj ofensive serbe ishte koncentrimi i popullatës në një lokacion, shfrytëzimi i tyre si mburojë nga bombardimet e NATO-së dhe shkatërrimi i UÇK-së në këto anë.

Luftimet në këtë betejë kishin filluar në mëngjes me sulmin e forcave serbe drejt njësiteve të UÇK-së, në Albonë. Në këto luftime morën pjesë njësitet e Brigadës 152, të komanduara nga Naser Hyseni, togu i dytë i njësisë speciale të Brigadës 151, i komanduar nga Mensur Hoti, dhe një skuadër e njësitit special Komando”. Në luftime morën pjesë edhe eprorë të lartë të ZOLL-it si Latif Gashi, Muhamet Latifi etj.

Në këto luftime të rrepta, forcat serbe, në pamundësi të depërtimit drejtë Albonës, tërhiqen në drejtim të Repës dhe Pollatës, duke lënë me dhjetra të vrarë. Njësitet e kësaj ane, në mbështetje të njësive nga Albona, zhvillojnë luftime të rrepta, të cilat shtrihen deri në rajonin e Fierishtes. Gjatë luftimeve të 26 majit, luftëtarët e lirisë të njësive të mbështetura nga eprorët e ZOLL-it, për orë të tëra zhvilluan luftime të pabarabarta. Luftime të rrepta ishin zhvillaur në Repë ku ranë disa dëshmorë të kombit.

Beteja vazhdoi edhe më 28 maj 1999 ku gjatë luftimeve në Pollatë mes njësiteve të UÇK-së dhe forcave serbe në vendin e quajtur “Qarrat e Pollatës” bie dëshmor Hasan Dema dhe Behram Behrami, ndësa plagosën disa luftëtarë të tjerë.

Nga radhët e forcave ushtarake dhe policore serbe në këto luftime mbetën dhejetra të vrarë e të palgosur. Ushtarët e UÇK-së do të korrin rezultate edhe më të mëdha, sikur popullata të mos ishte nën rrethim të plotë të forcave serbe, të cilët masën e qytetarëve e drejtuan për në fshatin Metehi dhe e shfrytëzonin si mburojë.

Kështu, më 28 maj 1999, Serbia ndërmorri aksionin kundër UÇK-së në Pollatë si dhe ndaj popullatës së asaj ane dhe këtë ditë Hasani ra heroikisht në vendin e quajtur “Qarrat e Pollatës”. Pas veti la gruan, djalin Fatlumin, nënën dhe një vëlla. Pas luftës familja e dëshmorit nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, është nderuar me mirënjohje, për heroizmin dhe guximin që ka treguar në betejat e luftës çlirimtare është dekoruar nga SHP i UÇK-së, po ashtu nga SHP i UÇK-së të ZaLL-it, me mirënjohje është nderuar edhe nga shoqatat e luftë së UÇK-së si dhe nga Universiteti i Prishtinës. (M. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Abdurrahman Susuri (18.5.1969 – 11.3.1999)

Feriz Abdurrahman Susuri (18.5.1969 – 11.3.1999)

Një plejadë djelmoshash të zgjedhur mal e vërri, që patën braktisur Kosovën si të ndjekur, …