Enver Hasani

Hasani: Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe do ta rrënoj sistemin unitar të Kosovës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani ka paralajmëruar se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe do ta rrënoj sistemin unitar shtetit të Kosovës. “Në bazë të asaj që na thonë, bëhet fjalë për regjionalizim të Kosovës, ndryshim i formës së shtetit, që Kosova mos të jetë më shtet unitar”, tha ai, në emissionin “Tempus”, raporton “Betimi për Drejtësi” . “Forcat politike është me mirë sot të ulën dhe të merren vesh se në të ardhmen çka nuk mund të lejohet siç është bashkimi me shtetet tjera, cila është vija e kuqe që nuk mund të diskutohet në asnjë rrethane. Siç është federalizmi i vendit, konfederalizimi i vendit, regjionalizimi” ka theksuar mes tjerash ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …