Enver Hasani: Marrëveshja e propozuar nga Albin Kurti në Bruksel për paqe me Serbinë është primitive

Hasani: Projektligj i pagave nuk do t’i kalojë filtrat e gjykatës Kushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori Universitar, Enver Hasani, ka paralajmëruar se draft – ligji aktual i pagave nuk i kalon filtrat e Gjykatës Kushtetuese. Duke argumentuar këtë qëndrim të tij, ai ka shtuar më tutje se në draft-ligjin për paga parashihet edhe ulja e pagës për 30-40 për qind e gjykatësve dhe prokurorëve dhe ky është ndikim standard në sistemin e drejtësisë. “ Kurse, kategorive të caktuara është standard, konsiderohet ndërhyrje siç është rasti i sistemit të drejtësisë. Diplomatë, shërbyes civilë vlen kriteri i parë, ky i dyti është mënyra standarde e ndërhyrjes në sistem të drejtësisë. Dhe si i tillë, ky projektligj i pagave, nuk do t’i kalojë filtrat e gjykatës Kushtetuese” ka paralajmëruar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori Universitar, Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …