Hashim Thaçi: Caktimi nga ana e BE-së i Miroslav Lajçakut për të zgjidhur problemin Kosovës, është ofendim

Hashim Thaçi: Caktimi nga ana e BE-së i Miroslav Lajçakut për të zgjidhur problemin Kosovës, është ofendim

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është cituar të ketë deklaruar se nuk do të takohej me të dërguarin special të BE-së për Kosovën, Miroslav Lajçak, nëse ai vjen me paragjykimin se Kosova ende administrohet me rezolutën 1244 dhe nuk është e pavarur. Po ashtu Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim dhe është ndëshkuar pasi që nuk ka pasur unitet mes liderëve të BE-së, dhe kjo është argument më shumë në këtë drejtim. Lajçak vjen nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën. Caktimi i tij për të zgjidhur problemin Kosovë-Serbi është ofendim për ne. Nuk dua të futem në eksperimente, kur them se pasi Borrelli dhe Lajçaku nuk njohin Kosovën, mbase në të ardhmen mund ta njohin Spanja e Sllovakia’. Nëse vjen Lajcaku si i dërguar i Borrellit, dhe nëse vjen me status neutral me pozicion të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, atëherë nuk do të takohem me të, pa e njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka saktësuar, kryetari Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …