Ambasada britaneze thotë se nuk është koha për manovrime politike, megjithatë duhet të respektohet Kushtetua e Kosovës

Ambasada angleze thotë se nuk është koha për manovrime politike, por duhet të respektohet Kushtetua e vendit

Ambasada e Britanisë së Madhe, në Prishtinë, ka deklaruar se në këtë kohë krize me pandeminë nuk është koha për manovrime politike dhe se Kushtetuta e Kosovës duhet të jetë udhërrefyes nga qeveria në detyrë apo nga një qeveri e re. “Pas votës së mosbesimit në Kuvend, Mbretëria e Bashkuar fton që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet dhe që vendimet të merren shpejt, në mënyrë  që t’i mundësohet qeverisë në detyrë, ose asaj të re, që mbrojtja e jetës së qytetarëve të jetë konsiderata kryesore.  Mbretëria e Bashkuar, është  pranë popullit të Kosovës dhe të rajonit gjatë kësaj krize globale”, thuhet në deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …