Komiteti i Bashkimit Evropian për Sanxhakun është gjithnjë e më i domosdoshëm

Komiteti i Bashkimit Evropian për Sanxhakun është gjithnjë e më i domosdoshëm

Lidhur me sulmin e fundit të Qeverisë së Republikës së Serbisë ndaj  institucioneve nacionale boshnjake dhe në institucioneve me  rëndësie të veçantë për boshnjakët në Sanxhak, duke pezulluar demokracinë dhe vendosjen e pushtetit autoritar “okupues”, deputeti i Partisë së Aksionit Demokratik( SDA) të  Sanxhakut Enis Imamoviq u dërgoi letër zyrtarëve të BE, në të cilën  ndër të tjera tha: “Kulmi i paligjshmërisë dhe presionit ndodhi pikërisht sot kur me vendim të Ministrisë së Arsimit caktoi me forcë dhe në mënyrë të paligjshme  Këshillin e përkohshëm të shkollës,  në të cilin u emëruan të gjithë zyrtarët dhe “ skifterët” e  partisë së regjimit pushtetar. Pas bisedimeve tona  të fundit në Parlamentin e Serbisë, situata dhe pozita e boshnjakëve në Sanxhak është përkeqësuar edhe më tej, dhe ky rast vetëm dëshmon se armiqësia e autoriteteve serbe ndaj Sanxhakut është e pranishme dhe po zgjerohet vazhdimisht në të gjitha fushat. Do të dëshiroja t’ju kujtoja se në atëherë,  ia përcolla delegacionit të Bashkimit Evropian  kërkesën për krijimin e Komiteti të BE për Sanxhakun, dhe për këtë apeloj tek ju  që t’i kushtoni vëmendje të veçantë kësaj çështjeje “, thuhet në fund të komunikatës të lëshuar për medie nga Partia e Aksionit Demokrati, lider i së cilës është dr. Sulejman Uglanin.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …