Kërcënimi arbitrar i Albin Kurtit, me maksimën e njohur, “krejt ose hiq”, tregon frikën e tij në “përballje” me realitetin

Hashim Thaçi është lodhur, jo se ka punuar shumë por sepse kupton pak, thotë Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti,  ka thënë se kryetari i Kosovës Hashim Thaçi është lodhur, jo se ka punuar shumë por sepse kupton pak. Ai kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse, zgjidhje historike, paqe finale dhe të gjitha variacionet e tjera.  Ky do të jetë rezultati i dialogut me Serbinë. Ka disa situata ku forma s’thotë asgjë. Sepse, procesi është shumëçka drejt substancës që është gjithçka. Si do të arrijmë te marrëveshja dhe cila do të jetë përmbajtja e saj nuk mbulohet dot me shoshën e sinonimeve të presidentit. Por, kam një hall tjetër. Përtej karakterit, dijes dhe përgatitjeve të presidentit. Madje edhe përtej interesit të tij personal që ta rrezikojë shtetin për ta shpëtuar veten. Është ky apeli për të mbaruar tash dhe përgjithmonë punë me Serbinë. Ne nuk kemi problem me Serbinë, Serbia është problemi. Kemi për fqinj një shtet me dhjetëra mijëra vrasës serikë të lirë që vranë e përdhunuan e dogjën jo serbët në katër luftëra. Gjermania e ka bërë denazifikimin. Po Serbia? Përkundrazi, gjeneralët serbë kur kthehen nga Haga bëhen profesorë në akademinë ushtarake ndërsa librat e historisë nxënësit serbë i kanë po ato të kohës së Milosheviqit.

Le t’i forcojmë shtetet tona shqiptare me qeveri të dijshme e të ndershme, me zhvillim që sjell punësim, me drejtësi që largon korrupsionin, me arsim që ndërlidhet me ekonominë, me dialog me pakicat, me ushtri që na mbrojnë, për integrim evropian, për bashkim kombëtar. E, me Serbinë le të kemi dialog parimor, i cili thotë: Ne jemi këtu, gjithnjë dhe përgjithmonë ka saktësuar, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …