Hashim Thaçi: Caktimi nga ana e BE-së i Miroslav Lajçakut për të zgjidhur problemin Kosovës, është ofendim

Hashim Thaçi: Gjatë këtij viti Serbia do ta njohë Shtetin e Kosovës

Në një intervistë për “Epoka e Re” kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi shprehet shumë optimist se “dialogu me Serbinë, pastaj arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse, përfundimtare, që do ta sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara. Kjo sipas tij  është ambicia kryesore e Kosovës për vitin 2019. E veçanta e vitit 2018 është se është krijuar një moment i ri ndërkombëtar, një shtytje që të mbyllen çështjet e hapura në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtë viti u arrit Marrëveshja e Prespës që pas dy dekadave solli zgjidhje për kontestin e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë. Tash vëmendja është te marrëveshja e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo vëmendje e bashkësisë ndërkombëtare, sipas Thaçit  ka ndihmuar edhe në përshpejtimin e arritjes së një konsensusi të brendshëm në Kosovë. Kuvendi i Kosovës ka themeluar delegacionin shtetëror për dialogun në të cilin është përfaqësuar edhe një pjesë e opozitës si dhe shoqëria civile. Tanimë është duke u ndërtuar zëri i bashkuar i Kosovës për ta përfunduar dialogun me Serbinë, shprehet Thaçi si gjithnjë optimist po aq sa edhe kryekuvendari, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …