Vuçiq: Është vetëm çështje kohe para se Serbisë do t’i duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, “de facto” apo “de jure”

Aleksandar Vuçiq: Nuk ka zgjidhje tjetër pos arritjes së një marrëveshjeje të pranueshme për serbët e shqiptarët

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën përpos arritjes së ndonjë marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme si për serbët ashtu edhe për shqiptarët, sepse, sipas tij vetëm kjo gjë sjell paqe në të kundërtën s’ka paqe, kuptojeni. Më kuptoni popull dhe silluni të gjithë me përgjegjësi dhe kuptojeni se kjo është e vetmja gjë që e mundshme. Nëse s’ka marrëveshje, shqiptarët do të jenë edhe më nervozë”, deklaroi Vuçiqi në një intervistë për portalin serb “Espreso”. “Është e vërtetë se në Kosovë nuk është gjithçka shqiptare, por jo edhe  gjithçka serbe. Po ashtu, është e vërtetë se duhet të arrijmë kompromis. Ai që s’e kupton këtë do ta çojë Serbinë në tragjedinë më të madhe, nga e cila do të dalim të humbur, më të humbur se kurrë më parë”, tha Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Mbështetja e Berlinit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, nuk duhet marrë si e mirëqenë

Mbështetja e Berlinit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, nuk duhet marrë si …