Albulena Haxhiu: Për deputetët e PAN-it më i rëndësishëm është Thaçi sesa mbrojtja e territorit dhe sovraniteti i vendit

Rezoluta kundër kryetarit Thaçi e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila nuk ka kaluar sot në Kuvendin e Kosovës gjë që ka ngjallë reagime të opozitës. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se për deputetët e pozitës më i rëndësishëm Thaçi sesa territori i shtetit. “Kjo është pika e Rezolutës së propozuar nga opozita Kuvendi i Republikes së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës jane të pacenueshme. As Presidenti, e askush tjetër, nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës. Deputetët e PDK, AAK dhe Nisma nuk mundësuan kuorumin ndonëse ishin në sallë pra për ata më i rëndësishëm është Hashim Thaçi sesa mbrojtja e territorit dhe sovraniteti i vendit. Këta nuk janë as deputetë dhe as të popullit! Këta thjesht janë duke u keqpërdorur nga Hashim Thaçi, ky person që po e rrezikon vendin për interesat e tij personale!”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …